leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallash kundër produksionit Big Brother

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka kërkuar që autoritetet të zbardhin sulmin me kallash kundër  mediumit, Top Channel. Me rastin e sulmit mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. Edi Rama shkruan se kjo ngjarje shënon një moment shqetësues. Ai shpreh ngushëllimet kundrejt familjes së të ndjerit dhe shton se ky sulm kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese. Agresioni kriminal ndaj këtij mediumi me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!

Sulmi ndodhi pas mesnatës. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet, me targa të vjedhura dhe goditën me breshëri armësh kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojën e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë. Më pas autorët, që mendohet se janë tre, janë afruar në godinën, pranë produksionit Big Brother, dhe një ose dy prej tyre kanë hapur zjarr. Autorët u larguan  nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashët  u gjetën duke u djegur. Shkaqet e sulmit nuk dihen ende, por dihet se ai emision zgjon zemërim te shkuesit me përmbajtjen lasive dhe të degjeneruar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …