Pjetër Shala

Dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka dhënë dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i babait që ka punuar në Milicinë e Millosheviqit

Sot para trupit gjykues në Hagë, dëshminë kundër Pjetër Shalës e ka paraqitur, dëshmitari i parë i mbrojtur, djalë i babait që ka punuar në Policinë e  Millosheviqit. Fillimisht Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra. Gjyqtarja gjithashtu sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të mbyllen në seancë private. Dëshmitari i cili është emëruar TW4-08, gjatë dëshmisë së tij tha se babi i kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.  Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, tha dëshmitari. Ai  tha se si familje kanë qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, dhe shtoi se babi i tij nuk kishte qenë aktiv politikisht në vitet  1997-1998.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …