leoni

KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konstaton se pasi rryma u shtrenjtua, u harrua tatimi në pronë

KMDLNj ka bërë me dije se kohë më parë qytetarët e Kosovës u bombarduan me një rritje marramendëse dhe jonormale të tatimit në pronë, mesatarisht më shumë se 100 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Sipas Këshillit  reagimet ishin të shumta, me një efekt të çastit në vend se kjo rritje e vlerës së tatimit në pronë të kundërshtohet fuqishëm përmes aktivizmit qytetar dhe të gjithë atyre që kanë mandat ta mbrojnë interesin e qytetarit. “Ministria që drejtohet nga Hekuran Murati tërë përgjegjësinë për këtë rritje – plaçkitje përmes tatimit në pronë e adresoi te komunat duke deklaruar se këto mjete shkojnë në buxhetin e komunave në kohën kur komunat po arsyetohen se Ministria përkatëse ka përgjegjësi dhe se komunat nuk kanë as mundësi e as përgjegjësi ligjore të ndërhyjnë në vendimet e ministrisë. Realisht, qytetarët e Kosovës që pamëshirshëm po plaçkiten, qoftë nga një vendim diskriminues i ministrisë, qoftë nga mungesa e kompetencave të komunave të ndërhyjnë në caktimin e shumës së tatimit në pronë, janë të pafuqishëm të mbrojnë buxhetin familjar dhe biznesor, edhe ashtu të rrezikuar shumë nga kriza e përgjithshme ekonomike”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNj-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …