Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetarin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare, në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe sidomos për reformën në drejtësi. I përcolla presidentit vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin evropian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi”, ka deklaruar mes tjerash Begaj. Kryetari i Austrisë, Van der Bellen tha se jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin skrining me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura”, u shpreh kryetari i Austrisë, Der Bellen.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …