Pasi Rusia i ka dorëzuar Bjellorusisë sistemin Iskander, i cili mund të mbajë armë bërthamore, Kina bëri thirrje për përpjekje diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës në transmeton Anadolu. “Në situatën aktuale, palët përkatëse duhet të përqendrohen në përpjekjet diplomatike drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës së Ukrainës dhe së bashku të përpiqen për t’i dhënë fund tensioneve”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës. Rusia ka njoftuar se do të përfundojë ndërtimin e një magazinimi të posaçëm për armët bërthamore taktike në Bjellorusinë fqinje, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Ukrainë. Megjithatë, zëdhënësja Mao Ning rikujtoi se pesë shtetet me armë bërthamore nënshkruan një deklaratë të përbashkët në janar 2022 për parandalimin e luftës bërthamore, raportoi gazeta kineze “Global Times”.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …