Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria Kurti të mos i sfidojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo kërkesë e KDI-së u paraqit pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial. Pas publikimit të aktgjykimit të plotë, ekzekutivi duhet t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet e Gjykatës, gjatë hartimit potencial të projektligjit të ri për KPK-në. Respektimi i kushtetutshmërisë dhe i parimit të ndarjes së pushteteve në demokraci duhet të jenë imperativ për të gjitha institucionet në vend”, është thënë në reagimin e KDI-së. Për dy vjet që nga ardhja në pushtet, Qeveria Kurti ka iniciuar reformë në sistemin e drejtësisë, me qëllim të përmirësimit të performancës dhe rritjes së integritetit të institucioneve të drejtësisë. Reforma në drejtësi përveç ndryshimit të disa ligjeve ekzistuese, mëton të sjellë ndryshime rrënjësore të manifestuara përmes iniciativave kapitale si procesi i vetingut, Byroja për konfiskimin civil të pasurisë dhe Këshilli Prokurorial. Këto iniciativa, në parim, shihen të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, si dhe rritjen e efikasitetit të sundimit të ligjit në vend – elemente këto të vlerësuara negativisht përgjatë viteve të fundit nga qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …