Marshojme per drejtesi

Organizuar nga platforma “Liria ka emër”, më 2 prill, në Prishtinë, mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Më 2 prill, në Prishtinë,  do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër”. Ideatorja e  e kësaj platformë deputetja e PDK-së,  Eliza Hoxha, ka thënë se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar dhe se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë. Sipas saj ky marsh është pa ngjyrime politike, shoqërore apo religjioze dhe se ky do të jetë vetëm një marsh solidarizimi e mbështetje për ata që janë në Hagë dhe se pjesëmarrja e gjithsecilit është e domosdoshme pasi sipas saj vendimet që do të merren në Hagë mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës. Ajo ka thënë se janë duke u marr me përgatitje dhe se i falënderon të gjithë përkrahësit që janë duke mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për t’u organizuar. “Përgatitjet kanë  nisur. Këtë fillim jave jemi duke diskutuar se si ato do të distribuohen në nivel lokal sepse megjithatë ka plotë kategori shoqërore që shprehin dëshirën për të  ardhur por normalisht nuk kanë mundësi ose financiare ose të transportit. Kjo është një pjesë e punës me të cilën është duke punuara një pjesë e ekipit. Në anën tjetër një falënderim special për gjithë përkrahësit qofshin edhe bizneset që në forma të ndryshme, për shembull dikush me ofrimin e shërbimeve të transportit, ose shërbimeve të tjera kanë mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për tu organizuar”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …