Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

Në Amfiteatrin e bukur të këtij qyteti, duke ju falënderuar kontributit të jashtëzakonshëm të Kryetarit të Shoqatës “Shën Nëna Terezë”, z. Bajram Desku dhe kryesisë së kësaj Shoqate, por me një bashkëpunim të mrekullueshëm të tyre, edhe me shumë Shoqata të tjera shqiptaro – italiane, u promovuan suksesshëm këto vepra publicistike e dokumentare  “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, libër xhepi ky, i përkthyer me kompetencë edhe italisht, nga znj.Fitije Picari, si dhe filmat dokumentarë: “Kush I vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike” të autorëve: Nusret Pllana  e Erza Ramuka, vepra këto të cilat në fund e kishin një “porosi”: sensibilizimin e opinionit evropian e botëror për gjenocidin dyshekulor serb mbi shqiptarët dhe ‘mosharresën në shërbim të kujtesës historike’.

Nga shumë dashamirë të artit e të kulturës, që kishin ardhur nga Italia, Sllovenia, Kroacia e Austria, me pjesëmarrjen e tyre në këtë promovim veprash dokumentare, përveç të tjerëve na nderuan edhe këto personalitete: Kryetarja e Komunës Quinto di Treviso.

Stefania Sartori, këshilltarja për arsim dhe kulturë Kristina Veneziano. Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, z. Diamant Kastrati, kryetari i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, z. Heset Ahmeti, Profesor Peter Shtoka – hulumtues i arkivave për gjurmët shqiptare në Koper të Sllovenisë, Shoqata “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa, me kryetar, z.Avdi Beqiri , Shoqata “Dardania” , në Montebelluna me kryetar z. Faik Tafolli, Shoqata “Kosova” në Portruguaro , me kryetar, z.Sami Binakaj, Shoqata “Zëri i Atdheut” në Montebelluna, më kryetar, z.Isuf Zeneli, Shoqata “Ardhmëria” , në Arzignano të Viçences, me kryetarën, znj. Miradije Avdullahu, Shoqata “Shën Nëna Terezë”, në Quinto di Treviso, me kryetar, z.Bajram Desku, Kryetari i Komunës se Postojnës në Slloveni, z.Igor Marentiq.

Ishin të pranishëm edhe shumë afaristë të dalluar në pjesën veriore të Italisë:

Ilmi Vrenezi,

Hetem Zogaj,

Bedri Suka,

Lirim Kolgeci,

Burim Obrazhda,

Xhevat Zemaj,

Albert Bashota,

Vëllezërit Murat dhe Gazmend Bytyçi,

Mursel Kodra, Imer Berisha, Rrahim Krasniqi.

Kryetari i Këshillit të Mësuësve në Regjionin e Venetos Ragip Thaqi.

Mësuësit e dalluar të shkollave shqipe të mësimit plotësues që punojnë në baza vullnetare :

Afërdita Podvorica, Skender Podvorica, Shkurte Zogaj , Rajmonda Deda.

Si dhe veprimtarë të dalluar, si;

Gëzim Muçolli, Valdete Llumnica – Muçolli, Hamit Kurti, Ramiz Gashi, Nazim Morina, Bekim Spahiu, Musa Ahmetaj, Profesor Mejdi Bislimi, Njazi Pirku, Petrit Ndoja,

Ramadan Rukolli, Anton Gjoka, Sulejman Gashi.

Koreografi dhe mësuesi i kulturës muzikore, z.Muamer Murtezani, z. Veli Sinani, po ashtu një veprimtar i dalluar, si dhe poeti dhe fabulisti i njohur, z. Bari Dervishllari.

Në fund të këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor, edukativ e shkencor, afaristi dhe veprimtari Ilmi Vrenezi, për të gjithë të pranishmit shtroi darkë.

Shkruan: Nusret Pllana 

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …