Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për KPK-në. Ajo nuk mund të jetë më tej bartëse e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj dorëheqja si akt moral do të ishte e domosdoshme. Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët? Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që populistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …