Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Kosova e Serbia janë të obliguara të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se ditët në vijim, institucionet e BE-së me mbështetjen e liderëve të kësaj organizate, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë. Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia janë të obliguar kontraktualisht të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin, dhe ka bërë të qartë se nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të braktisin rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai ka përkujtuar se Borrell ka deklaruar se “do t’i këshillojë të dyja palët në kryerjen e punës së tyre” në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë aneksin zbatues. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano nënvizoi se dispozitat e marrëveshjes dhe aneksit do të inkorporohen në kapitullin 35 të negociatave BE-Serbi për anëtarësim dhe programi i Grupit Special të BE-së për normalizim me Kosovën. Kjo do të thotë se të dyja palët do të jenë të detyruara kontraktualisht t’i zbatojnë ato dispozita nëse duan të përparojnë drejt BE-së, kurse moszbatimi do të thotë braktisje e rrugës drejt Bashkimit Evropian”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …