Në 24-vjetorin e betejës afër Shishmanit të Bokës, nderohen 14 dëshmorët e atdheut

Në 24-vjetorin e betejës së përgjakshme afër Shishmanit të Bokës, është nderuar kujtimi për heroizmin e 14 dëshmorëve të atdheut. Më 29 mars 1999, u përjetësuan: Naim Avdiu, Florim Sejda, Besim Rama, Xhemajl Avdullahu, Bujar Syla, Armend Qymyri, Ibrahim Asllani, Mon Maqi, Kadri Berisha, Nuhi Elezaj, Jashar Jashari, Bujar Shala, Mehdi Zabeli si dhe Jahja Danuza nga Rahoveci. Dëshmori i kombit Jahja Danuza dhe 13 bashkëluftëtarët e tij që ranë bashkë në këtë marshim të vështirë me karakter dhe qëllim fisnik, nderuan luftën tonë, me jetët dhe gjakun e derdhur për liri. Luftëtari i lirisë Jahja Danuza mbetet një YLL I PASHUAR në mes të yjeve që ndriçojnë rrugën e të gjallëve!

Lavdi!

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …