Kryetari Ramosaj bëri homazhe në 24 vjetorin e rënies së 14 dëshmorëve te “Livadhet e Gata”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bëri homazhe tek varrezat e 14 dëshmorëve të cilët kishin rënë 24 vite më parë në betejën e përgjakshme afër Shishmanit të Bokës. Kryetari Ramosaj tha se, duke nderuar kujtimin për dëshmorët e Kombit, nderojmë atdheun tonë të lavdishëm dhe lartësojmë vlerën e luftës për të cilën ata u flijuan. Andaj, kujtojmë me lavdi 29 Marsin e vitit 1999, ku në Shishmon të Bokës, në betejën e përgjakshme te “Livadhet e Gata”, morën përjetësinë 14 luftëtarë të lirisë!

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit!

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …