Vjosa Raif Osmani organizon forumin “Gratë, paqja e siguria”, për të konfirmuar publikisht urrejtjen shpirtzezë kundër luftëtareve të lirisë

Partitë opozitare mund të bëhen bashkë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kryetaren, Vjosa Osmani

Në kohën kur Gjykata  Kushtetuese e rrëzoi ligjin për KPK-në, me të cilin synohej të ndryshohej përbërja e këtij institucioni, partitë opozitare mund të bëhen bashkë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kryetaren, Vjosa Osmani. Ajo ka një vit që nuk po vepron për ta dekretuar ose jo Blerim Isufajn për Kryeprokuror. Avokati,  Faton Fetahu, i cili e përfaqësoi PDK-në në këtë rast e cilëson këtë vendim si “një nga gjykimet ikonike të Gjykatës Kushtetuese”. PDK-ja dhe LDK-ja, që në korrik të vitit të kaluar e kishin çuar këtë ligj në Kushtetuese, e kanë konsideruar këtë vendim si triumf ndaj kapjes së drejtësisë, duke kërkuar shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Vjosa Osmani nuk ka folur. Tash e një vit në Presidencë qëndron propozimi i Këshillit Prokurorial, i cili e kishte përzgjedhur Blerim Isufajn për Kryeprokuror. Osmani s’ka marrë ende vendim për ta dekretuar ose jo, Blerim  Isufajn. Nga Presidenca nuk kishin treguar asnjëherë se pse nuk ishte marrë një vendim për Kryeprokurorin. Tani dihet se mos-dekretimi i Isufajt do ta kthente procesin në pikën zero, por Presidentja e ka parasysh se përbërja aktuale e KPK-së mund ta bëjë zgjedhjen e njëjtë dhe t’ia çojë sërish emrin e Blerim  Isufajt për dekretim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …