VELI VELIU: JEHONA E REÇAKUT NË BOTË        

VELI VELIU: Pakicat kombëtare duhet të kenë trajtim të barabartë nga ndërkombëtarët

Çështja e stërzgjatur, më se dhjetë vjet, e dialogut  të Kosovës me Serbinë tani sikur është në një fazë më kritike, sepse faktori ndërkombëtar sikur ngutet ta bëjë një zgjidhje të përhershme çfarë nuk i konvenon aspak shqiptarëve me krijimin e bashkësisë së komunave të reja të pakicës serbe! Këso bashkësie të komunave serbët patën krijuar më herët në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe atje, më vonë, u formua republika serbe, në një territor shumë të madh se ishin me përqindje boshnjakët ortodoks! Pakica serb pa të drejtë është privilegjuar më shumë se pakicat tjera në Kosovë! Kështu nuk është vepruar në asnjë shtet ku ka pakica, madje as në shtetin e Serbisë! Me Pakon e Ahtisarit ishte paraparë që pakica serbe të jetë e privilegjuar dhe ashtu e pranuan udhëheqësit tanë duke bërë kompromis të dhimbshëm që nuk është i mirë për rendin kushtetues të Shtetit të Ri të Kosovës! Për çudi udhëheqësisë shoviniste të Serbisë kjo nuk i mjaftoi dhe kërkon edhe më shumë të drejta për serbët, sepse ende e konsiderojnë veten si popull me prejardhje hyjnore!!!  Shteti serb, një vend që s’ u njeh të drejtat e pakicave për jetë të qetë, e as e lejon përdorimin e flamurit të shqiptarëve autokton në krahinën e Luginës së Preshevës! Popullin shqiptar të Kosovës e habit fakti që bashkësia ndërkombëtare, që i pranon dhe këmbëngul të zbatohen kërkesa ekstreme të Serbisë, si palë ndërmjetësuese duhet të ketë qëndrim të drejtë pa anuar nga asnjëra palë! Patjetër të bëhet asociacioni, këmbëngulin ndërkombëtarët më shumë se Serbia që e ndjek politikën e vjetër të kriminelit Milllosheviq! Tani duke bërë presion të madh vetëm te udhëheqësia e Kosovës! Të gjithë e dinë se e drejta ndërkombëtare nuk njeh këso veprime të njëanshme; drejtësi për pakicën e një populli dhe padrejtësi për pakicën e shtetit më të vogël dhe më të dobët ushtarakisht! Madje ajo që na habiti fort kundër reciprocitet u deklarua edhe ambasadori SHBA-së z, K. Hill, në vizitën që e bëri ditëve të fundit në qytetet shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë!

Edhe pse dialogu mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësitë ndërkombëtarë është bërë çështje  e ndërlikuar, sepse nëse pranohen kërkesat ekstreme të Serbisë po rrezikohet shteti i pavarur e sovran i Kosovës! Formimi i asociacionit një etnik, në Kosovën shumë etnike është e pamundur sepse duhet të bëhet ndryshimi kushtetues në parlament me shumicë votash nga deputet tanë. Kjo nuk kërkon studime të hollësishme, e as diskutime të vazhdueshme në Bruksel e në qendra të tjera, si rasti i fundit takimi në Ohër, në nivelin e lartë shtetëror, nga se diçka e këtillë s’ po ndodh në shtetet e tjera, ku pakicat kombëtare nuk gëzojnë të drejtat e posaçme jashtë shtetit amë! Për ata që e paraqesin këtë çështje të koklavitur dhe shumë të vështirë, që kërkon përpjekje edhe më të mëdha për zgjidhje, përgjigja ime është e thjeshtë: Këtë asociacion, që e kërkon me këmbëngulje Beogradi, e jo serbët e Kosovës, le t’ ua japin pakicave në Serbi! Beogradi pakicën serbe me Listën Serbe e pati instrumentalizuar nga formimi i saj dhe pas një kohe e bëri çështje ndërkombëtare, sepse Brukseli, z. Borll dhe z. Lajçak, por edhe emisari amerikan, z. Eskobar, kërkojnë të realizohet vetëm një marrëveshje me prioritet, formimi i bashkësisë së komunave të pakicës serbe! Nga gjithë ato marrëveshje të nënshkruara më parë nga të dy palët, shqiptarët dhe serbët, pse vetëm njërës marrëveshje i jepet përparësi!? Dhe kjo ndodh edhe në kohën kur kryetarit Vuçiq i dhemb krahu dhe assesi s’ i punon dora për ta nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit! Kjo sjellje (jo serioze) sa është  dhimbshme, se bëhet fjalë për një lëndim serioz të kryetarit serb, për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit, është edhe shumë qesharake për opinion ndërkombëtar! Për çudi qendrat e mëdha në vendet demokratike e pranojnë një lojë të tillë absurde edhe pse shtetin e ri të Kosovës, që e ende s’ e pranoi Serbia, do ta kishin dënuar rëndë! E keni vërejtur Serbia e kundërshton zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por kërcënimin nga Brukseli e merr njëherë Kosova, e pastaj edhe Serbia! Kërcënimet janë të hapëta, por për shkak të Serbisë që po i bën bisht marrëveshjes, bashkësia ndërkombëtare po hesht, sikur nuk mundet me detyruar një vend të vogël siç është Serbia!

Çfarë masa do të ndërmerren për ta kaluar këtë gjendje, do të shihet ditëve të ardhshme që nuk do të jenë të lehta për Kosovën!? Mirëpo, nganjëherë më mbushet mendja jo vetëm Kosova, por edhe Serbia është në pozitë të vështirë dhe këtë më së miri e tregon pamja e fytyrës së deformuar të Vuçiqit, nga përpjekjet e mëdha mendore e trupore për ta krijuar në mjedisin shqiptar zajednicën e tij. Ai synon për të arritur diçka të jashtëzakonshme dhe tash ndoshta i duket se është afër qëllimit, pasi po ka përkrahje më të madhe ndërkombëtare, jo vetëm nga Rusia dhe aleatët e saj, por edhe nga disa vend të perëndimit! Kryetarit serb, lodhja që i vjen nga kjo përpjekje shumë e mundimshme për ta bërë me çdo kusht zajednicën, do të ishte dhurata më e çmuar për serbët e Kosovës që nuk janë më shumë se 1. 5 për qind në Kosovën mbi 2 milionë shqiptarë! Pra, çështja e formimit të zajednicës është e rëndë për t’ ia dalë mban dhe Vuçiqit i shkakton vuajtje të thellë shpirtërore! Marrëveshja e panënshkruar e Ohrit, prej arsyetimeve të tij u pa haptas  se i mungon dëshira dhe vullneti për ta zbatuar në praktikë, por jo aftësia për t’ u arsyetuar me argumente jo bindëse se Kosova, prapë sipas tij, s’ është e njohur ndërkombëtarësht edhe pse shtetin tonë e kanë pranuar shumica e shteteve anëtare në OKB.

Kryetari i Serbisë Vuçiq në veprimin e tij politik haptas përdori mashtrimin para botës demokratike, ngase Marrëveshjen e Ohrit s’ e nënshkroi me dorën e tij se i dhimbste fort krahu! Pra, i vuri mjekër të rreme vetes para përfaqësuesve ndërkombëtar si një Vuçiq tjetër, të mos njihet a ishte ai apo dikush tjetër, por jo Vuçiqi demokrat, sepse i tillë s’ ka qenë kurrë, ani pse po e pranon bashkësia ndërkombëtare në vizita shtetërore edhe kur nuk i pranon krimet dhe gjenocidin në luftërat e tmerrshme në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë! Nga ai qe sa vite kot kanë pritur vendet demokratike perëndimore dhe amerikanët të kërkojë falje për viktimat e mëdha në civilë; gra, fëmijë e pleq të pafajshëm! Kryetari serb as që e ka ndërmend të distancohet nga krimet dhe gjenocidi që e bënë shtetet fqinje! Madje ai është habitur pse gjatë një vizitë në Bosnjë u sollën keq me të boshnjakët, e gati e qëlluan me mjete të forta për vdekje! Për këtë sulm të papritur të boshnjakëve të zemëruar zonj. Ana Bërnabiq, për ta mbrojtur Vuçiqin e pati ngritur lart zërin e protestës, ta dëgjojë bota demokratike se ja me kë ka pasur punë (luftëra) Serbia e Milosheviqit!

Edhe sot e kësaj dite para botës së madhe demokratike Vuçiqi e fsheh të vërtetën duke mbuluar me mjetet e maskimit se gjoja Kosova është në rrezik të mbetet pa elementin e krishterë, e nuk ka dëshirë ta dijë bota e zhvilluar perëndimore se ka shqiptarë të krishterë në shtetin e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …