Sot, në Shkup, në takimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, Kosova do të kërkojë heqjen e barrierave që Serbia për vite të tëra ka vendosur ndaj prodhimeve “Made in Kosova”, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Takimi mbahet me ndërmjetësimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, por të pranishëm do të jenë edhe zyrtarët e Komisionit Evropian edhe zyrtarë të Qeverisë gjermane që janë edhe themelues të Iniciativës në kuadër të Procesit ë Berlinit” tha Rafuna, i cili ka lavdëruar rolin e Maqedonisë së Veriut. Ai dje është pritur në takim nga kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski Në Shkup po zhvillon takimi i rregullt i Bordit Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Bordi i këtij mekanizmi të themeluar në kuadër të Procesit të Berlinit, nga shkurti i këtij viti udhëhiqet nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili ka marrë kryesimin e radhës nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …