Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se kryetarja, Vjosa Osmani, mund të rrëzohet nga posti. Krejt kjo varet nga përgjigjja që ish-kandidati për deputet nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, po e pret nga Gjykata Kushtetuese në ankesën me pretendime se i janë shkelur të drejtat gjatë zgjedhjeve të vitit 2021. Zonja Valdete Daka sqaron se kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme. Nëse rastin konkret kandidati për deputet e fiton, kurse presidentja e shtetit duhet të japë dorëheqje. Ne kemi pasur tashmë një situatë të tillë, apo pak a shumë të ngjashme me këtë, rasti i ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe besoj që kjo situatë do të ishte bukur shumë e ngjashme edhe me atë situatë dhe me siguri që atëherë presidentja aktuale do të duhej të shkonte në rivotim apo konkretisht do ta humbte mandatin e presidentes sepse nuk do të ishte sigurt a i kishte ato vota të cilat i ka marrë kur është votuar para dy viteve, dhe pastaj do të duhej të shkohej në rivotim”, ka deklaruar Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …