Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim, shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Sunyog, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike, në vend. Haradinaj ka njoftuar se u diskutua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, obligimet që duhet t’i kryejnë palët, si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve. Unë shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka deklaruar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …