Kuvendi Komunal i Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile, KFOR-i dhe OSBE, ka mbajtur sot seancën e rregullt. Në seancën e sotme, ku të pranishmit kanë qenë të veshur me maica me mbishkrimin “Liria ka Emër” në përkrahje të krerëve të UÇK-së, dhe me thirrjen për të marrë pjesë në aktivitetin “Marshojmë për Drejtësi” që do të mbahet të dielën më 2 prill në Prishtinë, nga ora 14, janë shqyrtuar këto pika të rendit:
– Propozim vendim për miratimin e nismës së Kryetarit të Komunës, për të hyrë në bashkëpunim komunal ndërkombëtar (binjakëzim)
– Propozim vendim për miratimin e vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës (I)
– Propozim vendim për miratimin e vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës (II)
– Propozim venim për miratim të vendimit për themelimin e komiteteve konsultative të Kuvendit Komunal
– Propozim vendim për miratim të listës së emrave për emërtim të rrugëve në komunën e Skenderajt