leoni

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti sot mbledhjen e tretë të rregullt

Është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Fillimisht kryesuesi në këtë seancë, i bëri të ditur këshilltarët të cilët nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, se afati i fundit është me 31 mars, gjë për të cilën obligohen. Ndërkohë, para hyrjes në pikat e rendit të ditës, këshilltarët parashtruan një varg pyetjesh zv.kryetarit të komunës Hasan Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Pas miratimit të rendit të ditës, këshilltarët diskutuan rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike (shesheve), në Komunën e Vitisë me fshatra. Pas propozimeve dhe vërejtjeve që u dhanë  rreth kësaj pike, u vendos që ky komision të ketë 9 anëtar. Ky komision do të përbëhet nga 3 këshilltar nga tri parti politike në Kuvend, një gjuhëtar, një historian, gjeodet, zyrtar nga Drejtoria e Urbanizmit, veterane te luftës dhe koordinatori i këshillave te fshatrave. Pra, emrat e anëtarëve të Komisionit emërtim të rrugëve, rrugicave, vendeve tjera publike e shesheve në Komunën e Vitisë me fshatra, janë Sokol Shaqiri, Liridona Bislimi, Musli Neziri, Feat Shaqiri, Hekuran Azemi, Xhemil Sadiku, Qendrim Kajolli, Përparim Sadiku e Sadat Sejdiu. Ky propozim vendim morri votat unanime të gjithë këshilltarëve. Gjithashtu, pikat tjera si ajo e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për personat me aftësi te kufizuara në fsh. Bincë, propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-013/372, të datës 04.04.2017, për rregullimin e komunikacionit në qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe pika rreth  propozim vendimit për ndryshim-plotësim të vendimit nr.01-110/05-395, të datës 08.04.2022, për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, u miratuan nga këshilltarët komunal.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …