Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe Lagjja e Spitalit në Prishtinë se të dielën më 5 qershor do të kenë për 12 orë ( 07:00-19:00) ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda 12 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.
Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por në KUR Prishtina premtojnë se do të bëjnë përpjekje maksimale që me mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmn spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kanë vepruar edhe herave tjera.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubave DN 600 dhe DN 400 te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc, objekti i ri i filtrave.