Mbreti Çarles III i Britanisë së Madhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë

Mbreti Çarles III i Britanisë së Madhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë

Mbreti Çarles III i Britanisë në një fjalim historik në parlamentin gjerman ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, transmeton Anadolu. “Kjo do të thotë shumë për mua dhe për gruan time, që jemi ftuar në Gjermani për vizitën time të parë jashtë vendit si mbret. Jam veçanërisht i kënaqur që jam në gjendje të flas sot këtu për të ripohuar angazhimin për miqësinë midis vendeve tona”, tha mbreti britanik. Mbreti Çarles III, i cili ndodhet në një vizitë tre-ditore në Gjermani, është monarku i parë britanik që adresohet në parlamentin gjerman. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë të bashkuar për të mbrojtur vlerat liberale dhe demokratike, si dhe për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë. “Siguria e Evropës dhe vlerat tona demokratike u kërcënuan. Por bota nuk qëndroi duarkryq dhe e pa atë”, tha ai. Ai gjithashtu theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania sot janë dy mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës. “Ne jemi të tmerruar nga shkatërrimi i tmerrshëm që kemi parë, por le të marrim guxim nga uniteti ynë në mbrojtjen e Ukrainës, mbrojtjen e lirisë dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha Mbreti Çarles III.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …