leoni

Në Vjenë organizohet Forumi për Investime dhe Tregti

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA),  në bashkëpunim me Odën Austriake Federale në Vjenë si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin austriak ,  me  6 qershor 2016 do të organizojnë në Vjenë, Forumin për Investime dhe Tregti.

Forumi do të mbahet në ambientet e Odës Austriake në Vjenë, ndërsa pjesëmarrës nga Kosova pritet të jenë përfaqësues të lartë të ministrive dhe të resorëve të ndryshëm. Parashihet që forumi të jetë i ndarë në dy sesione: atë të fjalimeve dhe sesionin e takimeve.

Në sesionin e parë, zv/presidenti i Odes Federale do të mbajë një fjalë rasti, e më pas do të  flas ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila njëherësh  është dhe organizatore e këtij eventi përmes KIESA-s.  Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe ministri i Financave,  Avdullah Hoti, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ai i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Ndërsa në sesionin e dytë të forumit është paraparë që të zhvillohen takime direkte ndërmjet KIESA-s dhe bizneseve nga Austria, me ç’rast bizneset nga shteti nikoqir do të kenë rastin të njoftohen në lidhje me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

Pjesëmarrjen në këtë forum e kanë konfirmuar mbi 40 kompani austriake të cilat kanë shprehur interesim që të kenë takime të ndara me  ministrat dhe kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova.

Ndërsa, nga Kosova një delegacion i përberë prej 20 bizneseve së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës të cilat gjatë asaj periudhe  do të qëndrojnë në  Vjenë  kanë shprehur interesim që të  marrin pjesë në forum dhe  të njëjtën kohe të realizojnë takime B2B me bizneset nga Austria.

Në ditën e dytë më 07.06.2016, ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami dhe drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa do të vizitojnë biznese të ndryshme e veçmas ato të diasporës në Austri.

MTI/KIESA, do të vazhdojë të organizojë forume dhe konferenca të ngjashme me qëllim të promovimit të investimeve, njëherësh me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe atyre nga diaspora.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …