Kurti Vucic

Albin Kurti: Nuk do t’i jap leje për ta vizituar Kosovën, kryetarit të Serbisë Vuçiq, i cili thotë se Masakra e Reçakut ka qenë fabrikim

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, edhe pse ende nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare. Lidhur me këtë lajm të medieve në Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se  nuk ka pranuar ndonjë kërkesë të tillë nga Vuçiqi, por edhe nëse dërgon kërkesën, nuk do t’i japë  leje njeriut që deklaroi se Masakra e Reçakut është fabrikim. Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi,  Vuçiqi nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë. Kjo është arsyeja se ai që më shumë se dy vjet nuk e bën këtë kërkesë. Nëse keni parasysh që ai  thotë që Masakra e Reçakut është fabrikim  dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’i japë leje, deklaroi prerë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …