Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka folur lidhur me një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, i cili ka të bëjë me ankesën e dy deputetëve nga radhët e minoriteteve, dhe tërë kjo mund ta rrëzojë nga pozita, kryetaren, Vjosa Osmani. Profesor Bajrami, ka thënë se duhet vendosur në mënyrë meritore dhe të shikohet vendimmarrja, e në rast se është konstatuar ndonjë shkelje, atëherë kushtetuesja e ka të drejtën të vendos rrugën që duhet ndjekur. I pyetur se në rast se kushtetuesja do të vendos se presidentja ka shkelur Kushtetutën, si do të veprohet më tej, Bajrami tha se tani flitet me mendim paragjykues. Por në rast se kërkesa e deputetëve eventualisht aprovohet dhe thuhet e është bërë shkelje e Kushtetues, atëherë gjykata do të trasojë rrugën dhe efektet e atij vendimi”, u shpreh ai. Në rast se votat e këtyre dy deputetëve kanë qenë të pavlefshme, atëherë procesi kthehet në pikën zero të votimit të deputetëve, tha profesor Bajrami, duke shpjeguar më pas edhe procedurën e votimit. Kryetarja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe nëse ka pasur shkelje, është dashur që KQZ-ja e pastaj PZAP-i t’i ndalë ato shkelje. Në rast se Kushtetuesja konstaton se u janë shkelur të drejtat, atëherë ajo me siguri do të japë sqarimin e veprimeve kushtetuese, sikurse në rastin e Qeverisë Hoti, ka thënë mes tjerash, profesor, Arsim Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …