ITSHKSH është institucioni i parë shkencor në hapësirën shqiptare që në mënyrë të sublimuar dhe të detajuar, del para lexuesit me një botim të posaçëm që në fokus ka kryesisht veprimtarinë e organizuar ilegale atdhetare të shqiptarëve në periudha të ndryshme kohore, me një përqëndrim më të madh në vitet tetëdhjetë, para, gjatë dhe pas demonstratave të 1981-ës në Kosovë, shikuar sipas dioptrisë së shërbimeve sekrete jugosllave.
E veçanta e këtij botimi është se sjell një lëndë burimore, pa kurrfarë ndërhyrjeje plotësuese, falë Arkivit Shtetëror të Kroacisë, i cili është treguar tepër profesional dhe etik në ruajtjen e autenticitetit të këtij materiali.