Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjykimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për këtë protestë nga Gjermania do të këtë autobus falas që do të dërgojnë pjesëmarrësit në protestën e cila do të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, në ditën kur zyrtarisht fillon gjykimi ndaj Hashim, Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit që kanë bërë nisja nga qyteti Frankfurt do të bëhet me datë 2 prill, nga ora 23:45 kurse kthimi të nesërmen, pas protestës me 3 prill. Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e protestës që synon të mbledh shqiptarë nga anë e mbanë bota. Shqiptarë të diasporës po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas tyre, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik. Ata nuk kundërshtojnë gjykatën, por i bëjnë asaj thirrje për vendosje të drejtësisë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen atje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …