Marshojme per drejtesi

Nesër mbahet “Marshi për drejtësi” në përkrahje dhe solidarizim me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Nesër mbahet “Marshi për drejtësi” në përkrahje dhe solidarizim  me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshin për Drejtësi e ka mbështetur edhe Lëvizja Vetëvendosje, por kjo nuk i duket shumë e besueshme kryetarit  të PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se kjo përkrahje erdhi pas një “kalkulimi” të mirëfilltë, pasi dje kryeministri Albin Kurti tha se s’ka dëgjuar për këtë marsh, kurse partia e tij të nesërmen tregoi qëndrim të kundërt. “Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri parmbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. Molliqaj ndër të tjera ka thënë se partia në pushtet duhet të marrë veprime konkrete për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …