William Walker: Të krijohet një gjykatë për t'i gjykuar krimet serbe, nuk ka prova kundër Thaçit e të tjerëve

Wiliam Walker theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e padrejtë, pasi kriminelët e luftës janë në Serbi

Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker, ka thënë se do të donte të merrte pjesë në marshin e së dielës – marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Gjithashtu, Walker është shprehur i lumtur që ky marsh ka marrë mbështetej nga skeptri i gjerë politik. “Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzitpavarësisht se cilën parti politike mbështesin këtë për padrejtësinë që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve,  ka thënë Walker. Ky është shumë lajm i mirë. Do të doja që jo vetëm Vetëvendosja, por të gjithë, sikur në Izrael siç dolën, dhjetëra ose qindra mijëra dhe të thonë: ‘Kjo nuk është ajo çfarë do të duhej të ndodhte, kjo është padrejtësi’. Do të doja të isha aty të marrë pjesë në këtë ngjarje. Walker theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Hagë është e padrejtë dhe sipas tij, kriminelët e luftës janë në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …