Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën. Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së ka hasur në kundërshtime të shumta në Kosovë, mbi bazat se ky proces është i njëanshëm, pasi që në të nuk përfshihen krimet e kryera nga serbët në territorin e Kosovës. Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia, por që jeton në Hagë që nga viti 2009 dhe ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – beson se procesi nuk duhet të paragjykohet, pasi thotë se edhe në gjykimet e tjera deri më tani ka pasur kritika për përzgjedhjen e rasteve të cilat janë hetuar. “E kemi parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Pse ky rast dhe pse jo ai? Pse këto viktima? Pra, në një masë të caktuar, një sasi e caktuar zhgënjimi është pothuajse e natyrshme në proces”, thotë Vukushiq, duke ftuar qytetarët e Kosovës të ndjekin gjyqin dhe “pastaj të gjykojnë”. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …