Edi Rama e përshëndet idenë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s

Kryeministri, Edi Rama: A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë e kundër regjimeve brutale?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një lajm në “Reuters” që flet për fillimin e gjykimit kundër ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe krerëve të tjerë të UÇK-së që ndodhen në burgun e Hagës, të akuzuar gjoja për krime lufte. Përmes një postimi, kryeministri Edi Rama ka pyetur se a  duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë dhe kundër regjimeve brutale. Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeri në këtë foto dikur u përshëndet si ‘George Washington i Kosovës’ nga vetë Joe Biden”, ka deklaruar Rama duke kujtuar deklaratën e  z. Biden për ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …