Shëtitorja nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu” është stërmbushur me mijëra qytetar liridashës, të ardhur nga të gjitha viset dhe diaspora

Shëtitorja nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Skenderbeu” është stërmbushur me mijëra qytetar liridashës, të ardhur nga të gjitha viset dhe diaspora. Përveç dhjetëra mijëra qytetarëve nga komunat anekënd vendit, në këtë marsh solidarizues po marrin pjesë edhe shumë mërgimtar tonë të ardhur nga diaspora por edhe nga Shqipëria. Jehona e thirrjeve “UÇK” UÇK” po dëgjohet anekënd Prishtinës ndërkohë që dhjetëra mijëra qytetar liridashës po mbajnë në duar flamuj kombëtar, flamuj me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pankarta me fotot e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Pjetër Shalës, Nasim Haradinajt, Hysni Ngucati dhe Salih Mustafës, që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …