Sërish Klina edhe sivjet si në çdo qershor që gjashtëmbëdhjetë bëhet vend tubim dhe vend takim i artdashësve të folklorit burimor shqiptarë te të gjitha trojeve etnike. Ndërkaq, këtu vijnë qytetarë jo vetëm të lokaliteteve të Komunës së Klinës, por edhe nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Tetova, Presheva, Medvexha, Malësia, Ulqini, po edhe nga Kalabria e viset tjera ku ka shqiptarë, e edhe nga diaspora. Për tri ditë me radhë, më 6, 7 e 8 qershor i këndohet, lirisë, pavarësisë, trimërisë heroike të luftëtarëve të UQK-së e Komandantit të shquar të saj Mujë Krasniqit- Kapuçit. Kjo edhe dihet se pikërisht mbajtja e festivalit burimor folklorik përkon me ditëlindjen e Mujës. Kjo edhe për faktin se ky festival ka nisur në ditët e para të lirisë, kur akoma ndihej erë baroti, ndonëse lufta kishte përfunduar, liria kishte arritur me shumë pasoja, me gjakun e derdhur të bijave e të bijve më të mirë të kombit, toka e Kosovës nuk ishte terur nga gjaku i derdhur, plagët kullonin gjak. Ndaj të gjithë të rënët për këtë tokë të shenjt sot përkujtohen në forma të ndryshme, siç është edhe ky Festival. Atyre u këndohet, për mos tu harruar brez pas brezi. Ata me pushkë e me këngë futnin tmerr në radhët e armikut.
Ata vdisnin me këngë në gojë. Njësoj armiku i frikësohej si pushkës po ashtu edhe këngës e çiftelisë. Muja e Beqa edhe në front ia thoshin këngës. Për ta vdekja për atdhe ishte njësoj si me le. “Kështu këndonte Muja e Beqa për Kosovë s’më dhimbset jeta”, është një varg i këngës i kënduar për herë të parë para disa vitesh në këtë Festival. Kjo është edhe moto e bashkimit për çdo vit në këtë festival të këngëtarëve, valltarëve, rapsodëve e instrumentistëve më të mirë te të gjitha trojeve shqiptare. Në Klinë për tri ditë është e tërë gjeografia etnike. Edhe sivjet është kështu. Drejtoria artistike seleksionimin dhe përzgjedhjen e grupeve dhe pjesëmarrësve në festival e ka filluar para tre muajve, ndaj edhe për çdo vit vijë vlera të reja të folklorit tonë të pashtershëm. Edhe sivjet është kështu. Ndërsa e veçanta e festivalit të sivjetshëm është se më 3 qershor hapjes së festivalit i parapriu marrshi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) të cilët pas homazheve te shtatorja Mujë Krasniqit u nisen drejt vendlindjes së Komandantit duke ecur deri të Kulla- muze në Çabiq.
Festivali nis në Qabiq, vendlindjen e Mujë Krasniqit, nga Kulla muze. Aty nis kënga dhe vallja për të vazhduar në mbrëmje në skenën e hapur. Drejtori I festivalit “I këndojmë Lirisë “, shkrimtari, publicisti dhe kritiku i mirë njohur Prend Bizhala, thotë se të gjitha përgatitje janë bërë me kohë. “Edhe sivjet kemi pjesëmarrës te të gjitha trojeve shqiptare, ku në skenë do të ngjiten për tri ditë rresht këngëtarë, valltarë e instrumentistë për të shpalosur vlera, e tradita kombëtare. Pjesëmarrja është masovike, do të jenë rreth 700 pjesëmarrës”, thotë Buzhala. Ndërkaq, edhe sivjet Festivali “I këndojmë Lirisë mbahet nënë përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili me përkushtimin dhe përkujdesjen e tij ka bërë që cilësia të ngritët për çdo vjet. Për tri netë, këtu zhvillohen edhe aktivitete të tjerë, promovime librash, ekspozita, orë letrare, tribuna shkencore e aktivitete të tjera. Moderatore e Festivalit të sivjetmë është Kozeta Bruçi nga Shkodra. Pra, Klina për tri ditë frymon me Festival.
(Enver Maloku, zëdhënës i Festivalit “I këndojmë lirisë”).