Ylli Mece

YLLI MEÇE: MBLEDHJE SOLEMNE NË FESTËN E GËNJESHTARËVE

Të nderuar gënjeshtarë të të gjithë Partive të popullit tim !

Përfitoj nga momenti që me rastin e 1 Prillit ditës së gënjeshtrave t’ju falnderoj të gjithëve ju personalisht një e nga një por dhe familjarisht, me ç’kini, deri me “kuç e me maç” për këtë festë të madhe mbarëkombëtare të cilën populli ynë e feston me një gëzim të madh. E vëteta është se në vëndin tonë gënjeshtra sot është në vendin që i takon ,sepse falë punëve te pa lodhura të të gjithë spektrit politik, këto tre dekada janë bërë hapa aq gjigante sa që ne çdo ditë e më shumë ne ose gënjejmë ose gënjehemi. Kjo do të thotë se ju nëse do thonit të vërtetën vetëm në 1 Prilli, atëhere populli nuk do ju besonte. Jemi apo sjemi në demokraci? Nëse ne na genjejne në 365 ditë të vitit, të paktën njerëzve të ndershëm u duhet lenë një ditë që dhe ata të shpalosin gënjeshtrat e tyre. Po kini parë ju që ne jemi indoktrinuar aq keq, saqë kur dhe një i ndershëm gjatë vitit gjen rastin të thotë të vërtetën, ne ngaqë na pëlqejnë vetëm gënjeshtrat kurre nuk e besojmë dhe bëjmë mirë që nuk i besojmë?! Të nderuar gënjeshtarë ! Në mesin tonë ne kemi dhe njerz të ndershëm të cilët janë futur i “kalë troje” në lëvizjen tonë mbarëkombëtre dhe që kurrëssi nuk meritojnë. Kemi psh Berishën i cili gjithë jetën e tij e shkriu per të thënë të vërtetën. Ishte ai i pari qe denoncoi krimet e komunizmit,, por kush e besonte, ish ai që tha se o do vendosim në këtë vend demokracinë ose ose do valoj dajaku . Dhe ashtu bëri sepse, eshte burrë malsiet dhe malsori kur jep fjalën ther dhe djalën. Desh të therte Shkëlzenin nga inti , por nuk e la Mediu dhe mirë bëri sepse kujt do ja linte stafetën ,Zhozit ? I zhdëpi në hu gënjeshtarët socialistë në 96-ten, aq sa ai pa dashje i i hodhi ne tokë 7 dhëmbë Imamit të shkretë sepse e pat marrë për socialist të tërbuar, nga ku më vonë për të korigjuar gabimin e vet e bëri ministër të mbrojtjes, pa asnjë pushkë për mbrojtje. Po.. po njeri i ndershëm është sa nuk bën më nëna po çe do nuk ja vlen sepse nuk është aspak gënjeshtar. A nuk tha ai se do ja ndërronte faqen Shqipërisë? Ja ndroi që çke me të dhe tashmë duket si dritë e diellit sepse nga të kuqe ja bëri katran të zezë.

Ish ai burrë i cili deklaroi se paratë e shqiptarve janë të pastra dhe i kish të drejtë po ku ecet sot me drejtësi?! Ai i shkreti nuk dinte si të gënjente, ndaj dhe beri gomarlleqe te tilla saqë i la me shkrim të vërtetat që të mobilizonte veriun kunder jugut, që të niseshin ballonat e të vithisnin Vlorën, Tepelenën, Delvinën e deri në Sarandë e sa e sa të tjera pa folur për Gërdecin nga ku ish pikërisht ai i pari që denoncoi këtë aferë korruptive të djalit të vet e po të mos kish qenë Rama i do e kishte rrasur në burg atë sarahoshin qefli. Aq frikë kishin ata, nga Berisha saqë dhe baxhanakun e vet ja mbajtën sekret dhe kurrë nuk i treguan se ai punonte në “ndermrrjen e vdekjes”. Sl është njeri model e kurrësesi nuk duhet të pranohet në shoqatën e gënjshtarëve sepse dhe në ngjarjet e 21 janarit i tregoi të gjitha se si u dha urdhëri, kush e dha, kush e mori, kush tha hapni zjarr mbi demostruesit, si penetruan ne radhet demostruesve çadra pushkë, stilolapsat pistoletë, thikat sustë, deri te cianuri me shiringa. Ai, mbasi u vranë 4 protestues nga dhimbja që ndjeu rrembeu një flamur dhe desh të dilte vet në krye te demostratës, por përsëri nuk e la Rama duke i shpëtuar jeten sepse po të kish dalë me flamur në dorë me siguri do kish qenë dhe ai dëshmori i 5-te i bulevardit.

Prandaj të nderuar gënjeshtre në shoqërinë tonë nuk kanë vend njerz të tillë e të ndershëm. Se ja psh a mund të pranohet Mediu i cili shkon një here në 6 muaj në gjykatë dhe denoncon veten e tij duk ei treguar te gjitha skenat e prapaskenat e Gerdecit e deri e si e vranë Koço Trebicken? A mund të pranohet Imami që denoncoi te gjitha vjedhjet që bëheshin në ish repartet e ushtrisë? Po Idrizi i cili çdo fundjavë shkon e ngre flamurin e shqipes në Çamëri dhe tërr nuk ja bën syri birit të botës ? Sa herë ai shkon në në Çamëri nga shtatë u shkojnë grekëve! Ai s’di ti gënjejë grekrit ndaj as ambasador nuk e çojnë, sepse bën politikë të hapur për çështjen çame. Ja bëjnë mirë që e lenë vetëm të mbajë fjalime për çështjen kombëtare. Bir o bir…si u ndezën çamët e Kosovës kur ai mbajti një fjalim. U bënë gati të rrëmbenin pushkët e të niseshin për në Artë, por i pengoi Vjosa teksa disa thanë se nuk i la Luli sepse i ka pat influencë të madhe në Kosovë në kohën luftes.

Jo vëllezer diplomacia kërkon qe te bësh të të besojnë ate qe as ti vet nuk e beson, kështu që për rrjedhojë tipa të tillë nuk ja vlejnë të aderojnë te ne. Kemi shumë “kriptos” në radhët tona, që do të thotë se janë të fshehtë, që hiqen sikur janë gënjeshtarë, por në fakt karakterizohen nga një ndershmëri e tej skajshëme. Le të marrim Ramën. Çohu në këmbë ti Rama ! Jo jo mos u ço sepse dhe i ulur ti në këmbë dukesh. Ti pate dërguar një kërkesë që të te pranonim ty me gjithë stafin tënd në shoqatë: Po mirë more Ramë ja thuaje vet si mund te te pranojme ne ty, kur ti punon me “ndershmëri”? Premtove se do e luftoje korrupsionin dhe e bëre, the do mbyllje kumarin për kumrxhinjte dhe e realizove, the se do i ndëshkoje vrasësit e bulevardit dhe ata të Gërdecit dhe e bëre, the se do rritje mirëqënien dhe na e ngrite ( mirëqënien e kam fjalen e mos qesh) premtove se do luftoje që rinia shqiptare të punonte dhe lulëzonte vendin e vet dhe e realizove duke marrë madje dhe puntorë te huaj, the se do hapje Ballkanin e hapur që s’ka asnjë portë dhe ashtu bëre, the se do e futje Shqipërinë në rrugën e mbarë dhe e bëre duke marrë rrugën shejtanit, the se tashmë e tutje “të pa prekshmit” do vihen përpara drejtësisë dhe e bëre.

Ja tani thuaj vet me gojën tënde a mund të pranohesh ti me ketë sinqeritet kaq te madh e për më tepër kur kërkon që sebashku me ty te jenë pjesëmarrës dhe i gjithë stafi yt i ministrave të cilët me përkushtim ditë e natë, madje dhe pa bukë ( aq sa nga uria shikojnë në ëndërr piatancat plotë e përplote me bërxolla ?) A mund të të pranojmë ne ty dhe stafin tënd në shoqatë, kur ti s’ka vit të mos përkujdesesh për pensioniste duke ju u ngritur dhe atyre( mos qesh se për pensionin e kam fjalen) nivelin e jetesës me 1 cigare në dite si rritje page? Ulu Ramë ulu… Jo që ulur qënke. Keshtu që ti dhe ju te gjithë kaq ta bëni dhëmbin nuk kini vend në shoqatën tonë, E di pse ? Sepse dhe vjedhjet ju të PS-së i bëni në menyren me te ndershme, kjo nuk eshte parë degjur kurrë, madje jo ti, po dhe as ata të SPAK-ut nuk kanë vend në këtë organizëm sepse na e mbushet Shqipërinë plot me politikanë të burgosur. Mund te jenë dhe fjalë por thuhet se ngaqe kanë kapur aq shumë kriminele te politikës sa që Vaqarrin duan ta bëjnë qytet burg, duke i venë emrin “Vaqars-burg”. Ja psh tani që kemi zgjedhjet ne gënjeshtaret do jemi pushim deri aty nga mezi i majit, ju te ndershmit kini punën tuaj me fjalime me premtime. Ndaj kush është dakord që këta njerez e të tjerë që përmendem më siper, t’i përjashtojmë ng shoqata e gënjeshtarve sepse kurrë nuk kanë gënjyer te pakten dhe nje here ne jeten e tyre ? Të gjithe pro. Miratohet !

Këtu ju flet Tirana… ! Me rastin e fushtes elektorale, nga sot po japim program pa gënjeshtra !

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …