Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin do të përcjellin nga afër fillimin e procesit gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi ka shkruar me këtë rast se ndihemi krenarë për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja. Me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, thuhet në një postim të Memli Krasniqit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …