Sot. në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka filluar gjyqi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Fillimisht krerëve të UÇK-së prokurorja e rastit u ka lexuar paragrafët e aktakuzës së ndryshuar dhe të njëjti janë pyetur nëse e kuptojnë aktakuzën. I pari u pyet ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Në përgjigje Thaçi tha: E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm. Më pas u pyet ish kryekuvendari, Kadri Veseli, i cili shprehu pakënaqësinë e tij për vonesën 2 vjet e gjysmë të fillimit të gjykimit. Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës ka deklaruar edhe Rexhep Selimi. Zëdhënësi i UÇK-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja. E kam vështirë ta kuptoj aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën pikë. E kuptoj ashtu siç është, por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht jam pafajshëm, u shpreh, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …