Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, u takua me bashkatdhetarët tanë në Ludwigsburg të Gjermanisë, me afaristë në fushën e biznesit dhe në fusha tjera të rëndësishme në këtë shtet, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor. Kryetari Ramosaj ka shpalosur disa nga projektet e realizuara dhe zhvillimet që i janë shtuar qytetit të Deçanit përgjatë këtyre viteve dhe po ashtu sfidat që e presin në zhvillimin e projekteve të reja në komunën e Deçanit. Kryetari Ramosaj i ka falënderuar të gjithë ata që ishin prezent dhe ndanë mendimin dhe idetë, ku çdo herë bashkë jemi më afër zhvillimit dhe ndërtimit të qytetit dhe komunës së Deçanit, ashtu siç është vizioni dhe misioni ynë i përbashkët, për një qytet të zhvilluar, me perspektivë të qartë dhe kryeqytet të turizmit në Kosovë, ka thënë kryetari Ramosaj!