Avokati i Popullit publikoi Raportin Ex-officio nr.468/2022 në lidhje me detyrimet pozitive të shtetit për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna
Prishtinë, 3 prill 2023- Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, publikoi Raportin me rekomandime Ex-officio nr.468/2022, që ka të bëjë me detyrimet pozitive të shtetit për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna.
Rasti është hapur sipas detyrës zyrtare me qëllim që të tërhiqet vëmendja e institucioneve publike lidhur me detyrimet pozitive të shtetit përkitazi me mbrojtjen e fëmijës nga dhuna. Gjithashtu, ky raport vlerëson se sa kanë qenë efektive, tё arsyeshme dhe të shpejta veprimet e ndërmarra nga institucionet kompetente shtetërore me qëllim të mbrojtjes sё fëmijës nga dhuna, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet si dhe me instrumentet e tjera ndërkombëtare.
Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, të dokumentacionit të çështjes, të informatave dhe të të dhënave që i ka, vlerëson se në rastin konkret ka pasur shkelje të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, përkatësisht shkelje të detyrimeve pozitive të shtetit për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna. Avokati i Popullit konstaton se autoritetet përgjegjëse ishin në dijeni për rrezikun që i kanosej fëmijës dhe dështuan tё marrin tё gjitha masat e arsyeshme për ta mbrojtur atё.
Avokati i Popullit lidhur me çështjen i ka adresuar rekomandimet përkatëse: Këshillit Prokurorial të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agjencisë Kosovare të Forenzikës, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Komunës së Prishtinës dhe Qendrës për Punës Sociale.
Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/4100Tvv