Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, falënderuan të gjithë ata që kontribuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi”

Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, falënderuan të gjithë ata që kontribuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi”

Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin dhe mbarëvajtjen e “Marshit për Drejtësi”, për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Eliza Hoxha tha se dje ishte një ditë madhështore, në të cilën tërë Kosova u bashkua për historinë e saj. “Dje ishte një ditë madhështore. Të gjitha rrugët dje quan në Prishtinë. Dje Kosova u bashkua për historinë e saj. Dje Prishtina ishte e vogël për me i përqafu zemrat e mëdha të qytetarëve tanë. Përulësisht faleminderit për të gjithë ju. Një falenderim i veçantë për ju media, për peshën dhe hapësirën që i dhatë marshit dhe mesazhit unifikues që përçuat. Ajo theksoi se maturia e qytetaria e treguar dje ishte për t’u admiruar. Por krejt kjo do të ishte e pamundur, pa vullnetarët që ndihmuan në organizim dhe mbarëvajtje, bashkë me Policinë e nderuar të Kosovës. Maturia e qytetaria e djeshme, ishte për t’u admiruar. Falminderit!”, tha Hoxha. Ndërkohë, Ismail Tasholli falënderoi bizneset, komunat, bashkësitë fetare dhe të gjitha grupet tjera shoqërore, që gjithmonë kur është në pyetje UÇK-ja nuk kursejnë asgjë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …