Dega në Prizren e Nismës për Kosovën ka bërë të ditur se përmes kuvendit zgjedhor, me një pjesëmarrje prej 283 delegatësh, zgjodhi këshillin e degës prej 91 anëtarësh. Më pas, nga ky këshill u zgjodh kryesia e degës prej 25 anëtarëve, si dhe kryetari i degës, detyrë të cilën e mori Zafir Berisha, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës. Kuvendit i është drejtuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili garantoi mbështetje të fuqishme për strukturat në Prizren. Kuvendit iu drejtua edhe kryetari i deritanishëm Sinan Aliaj, si dhe kryetari sapozgjedhur Zafir Berisha, të cilët u zotuan para delegateve të kuvendit për fuqizimin e vizionit të Nismës dhe fitoren e domosdoshme në Prizren dhe Kosovë. Partia e Zafir Berisha, Bashkimi Demokratik, u shkri para pak ditësh në Nismën për Kosovën, ndërsa ishin bashkuar edhe para zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …