Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë, dje kanë përfunduar fjalën hyrëse me rastin e nisjes së procesit gjyqësor kundër të UÇK-së. Në fjalën hyrëse, prokurorët janë munduar ta arsyetojnë aktakuzën e tyre kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sot, mbrojtja e Hashim Thaçit do ta paraqes fjalën hyrëse në këtë proces gjyqësor, për ta vazhduar me mbrojtjen e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurorët e Gjykatës Speciale, në seancën e djeshme të gjykimit kundër katër krerëve të luftës së UÇK-së kanë paraqitur pjesë të aktakuzës, të formuluara duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarëve të mbrojtur, në foto e filmime të kohës së para dhe gjatë luftës, për të vërtetuar se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kishte pasur autoritet të plotë gjatë kohës së luftës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …