Avokati, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka pasur motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet

Avokati, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka pasur motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e  tij hyrëse ka thënë se ai  nuk ka pasur motiv për të kryejë krimet për të cilat akuzohet. Ai e dinte se suksesi i UÇK-së varej nga mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga Amerika, duke përmendur me këtë rast disa kushte që i kishte vendosur UÇK-së për funksionimin e saj, që përfshinte atë që të mos sulmonin civilët. Kehoe kundërshtoi deklaratën hyrëse të prokurorëve të specializuar, që u lexua gjatë ditës së djeshme. Sipas tij, atyre ju mungoi konteksti i luftës kur pretendohet se janë kryer krimet. Avokati Gregori, tha se Prokuroria dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë funksionale komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës. Faktet e asaj që ndodhën në terren duam të vendosim në kontekst. Thaçi e ka pranuar se janë kryer krime gjatë luftës nga disa individë, por hedh poshtë akuzat e Prokurorisë se këto krime janë kryer në bazë të një politike të udhëhequr nga UÇK-ja.  Ai po ashtu tha se Thaçi akuzohet se ka drejtuar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, por dha një shembull se si komandantët lokalë kishin ndërruar  komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, në kohën kur Thaçi ishte në Rambuje të Francës për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Pushteti ishte në dorën e nivelit lokal, saktësoi avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …