Zeni Bilimani: Tri poezi

Zeni Bilimani: Poezi

ADEM KOMANDANTI

Kosova ishte pushtuar,
trimat e lirisë,
dolën maleve
kërkonin dritë,
se errësira ua vërbonte sytë.
Ademi me shokë,
Jo, i thanë robërisë,
Duam n’trojet tona
Të agojë, dita e lirisë.
Në Prekazin legjendar
luftë e ashpër me barbarë,
Atje, luftoi familja Jashari, që ia pat frikën dushmani.
Sulm i ashpër, në atë vend!
Atje, luftoi Adem trimi,
Komandant e trim i rrallë,
E nderon, çdo shqiptar.
Tri ditë luftë, heroizma, qëndresë!
5,6 e 7 Mars, stuhi shekullore përbesë!
Nuk dorëzohemi kurrë të gjallë,
Jemi lindur dhe vdesim  shqiptarë.
Tokën dhe qiellin e ndezim zjarr!
Shumë armiqtë u egërsuar, dhjetëra familjarë e të afërm, Familjes Legjendare, ia masakruan.
E vërteta, mos të ngurrojmë të thuhet e të shkruhet:
Jasharajt, si burrat e gratë e moteve luftuan,
Ato ditë stuhie, për rreze lirie!
Jo, jo, as armiqtë lehtë nuk shpëtuan, shumë u vranë dhe u tmerruan.
Epopeja e Prekazit
Mbet në histori, përherë,
Populli shqiptar,
Kudo i nderon çdoherë.
Janë aty shumë varre,
shpesh i vizitojmë.
Familjen heroike, Jashari
gjithmonë e kujtojmë.
Komandanti është i gjallë,
Në zemrat tona jeton,
Populli i këtij trolli, gjithmonë e kujton.
FUKARAIT NUK I QESHË BUZA!
Syri me vajti matanë xhamit,
Atje ku qengji dridhet në hell,
Unë i varfëri në pikë të hallit,
Nuk me del hesapi,
të ha një thel.
Goja e shkretë, më kullon lëng,
Aty pranë sofrës së ujqërve,
Ata zhvatin përveshin mëngë,
Dhe, mua me çahet fyelli i hundës.
Ah, fukara, poture grisur,
Një xham e ndanë,
me zengjinin,
Këtej nga unë, jetë e mjeruar ,
Atje matanë zgërdhijnë turirin.
Xhepi s’ma mbanë të ha një brinje,
Xhami s’më lë, të marrë as erë,
Thërrime u bëftë ajo vitrinë.
Të ngopet barku e syri i mjerë.
Një xham e ndanë botën ne mes,
Andej të nënës ,
këndej te njerkës…
I ngopuri, të uriturit si zë besë,
Përqafoje pjesën tënde të jetës.
TRAGJEDI NË BULEVARD
Në Tiranë, vërshuan rrëketë,
Bulevardi u bë, lum me dallgë,
Mbi dallgë u sulën rrufetë,
Katër kurban, në prag.
U dogj dita e janarit,
Nga avra e plumbave të nxehtë
Pllaka gri të tornuarit,
Mbetën të skuqura
përjetë.
Njerëz që nuk kërkojnë pushtet,
Veç bukë për të mbushur barkun.
Ah! Dora e horres njerkë i vret,
Zgërdhihej, u shkelë dhe gjakun.
Shtriga Salo, dha urdhër për zjarr,
Se i rrezikohej karrikja,
Një shkrepje dhe katër te vrarë,
Me tej dhe dhjetëra të plagosur, inati i shtrigës nuk sosej.
Kali me patkonj prej hekuri,
Hazdiset, mbi gjakun e varfërisë,
Në grazhdin e çilarit të vjetër,
Përtypet në torbën e tagjisë.
Dhe, o sa cinizëm,
O sa tmerr!
Kryekrimineli, përsëri  kërkon te vije në pushtet!
I pangopuri me gjak shqiptarësh,
Donë që ta vazhdojë pushtet- krimin e vet.
Nuk ranë nga qielli ata plumba,
Por, dolën nga frëngjia e kupolës,
Që vuri shënjestër mbi pëllumba,
I dogji me koburën e Ndout dhe të Llupos.
Tirana e pagoi shtrenjtë,
Në prehër te pozitës rënkimet u treten,
Ç’e pati mallkuar kaq rendë,
Që jetojnë jetimët me njërën.
Dymijë e njëmbëdhjeta ulet në gjunjë ,
Plagët i puthë, bulevardit,
Me dhëmbë e përtypin plumbin,
Gjaku i tyre, mbanë dheun ende të lagët…
Drejtësi e vonuar, ku je futur,
Pse nuk vë pikën,
mbi, i ?!
Çfarë pret,. ..do që masakra të ndodhin përsëri,
Kur shtrigat të vijnë në pushtet?!!!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …