Në 15-vjetorin e rënies heroike përkujtohen dëshmorët e kombit: Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët kanë rënë në qershor të vitit 2001, në Betejën e Mateçit. Akademia mbahet sot në orën 17.00, në Amfiteatrin e Shkollës Amerikane, në kompleksin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në këtë Akademi përveç familjarëve, invalidëve dhe veteranëve të tri ushtrive tona çlirimtare, janë ftuar të marrin pjesë edhe ushtarakë e personalitete të njohura nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë rënë rreth 100 dëshmorë, ndërsa nga Kosova kanë rënë në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare të Iliridës 15 dëshmorë, shumica syresh luftëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …