Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Tomas Sunjog vlerëson se Kosova mund të shikojë në modelet e ndryshme të Asociacioneve që aplikohen nëpër vende të ndryshme Evropiane. Megjithatë, ai ka thënë se duhet ta ketë parasysh zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. “Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet vërtet të fokusohet në zbatimin e duhur të ketyre marrëveshjeve, asaj të 2013 dhe 2015. Mendoj se kjo është shumë e qartë. Sigurisht kjo nuk e parandalon askënd të shikojë modele të ndryshme evropiane dhe të frymëzohet se si të krijohet në mënyrë specifike ky Asociacion, si të krijohet statuti, por natyrisht nuk po presim që ndonjë nga këto modele evropianë të transplantohen 100 % në Kosovë”, ka thënë Szunyog. Shefi i Zyrës së BE-së, në Prishtinë, shprehet i bindur se modelet evropiane nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …