Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t’ iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale nuk ka paraqitur prova se klienti i tij u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së “për kryerjen e krimeve”. Nuk ka asnjë provë se ka pasur linja të raportimit në mes të Thaçit dhe njësive të UÇK-së. Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së, ka saktësuar ai. Gjatë Qeverisë së Përkohshme, Hashim Thaçi, pavarësisht se ishte kryeministër, ashtu siç u parapa me marrëveshjen në Rambuje, ai nuk kishte pushtet ligjor dhe politik, pasi ky pushtet ishte në duart të UNMIK-ut. Më tutje, ai ka cituar një raport të grupit të krizës nga nëntori i vitit 1999, që sipas tij, dëshmon që Hashim Thaçi nuk ka qenë i pajtuar  me krimet që po kryheshin pas luftës. Udhëheqësit e UÇK-së vazhdimisht u kanë bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në Kosovë. Mbrojtja ka publikuar edhe një deklaratë të vjetër të Thaçit ku dëgjohet duke thënë se ata nuk kanë luftuar për ta spastruar Kosovën etnikisht dhe se ai beson që popullata serbe nuk i ka kryer krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjashtë nga 10 pikat e Prokurorisë janë për krimet kundër njerëzimit. Për këto pika, Prokuroria duhet të vërtetojë se ka pasur sulm të organizuar ndaj civilëve. Nëse nuk e vërtetojnë, këto gjashtë pika duhen rrëzuar dhe ju duhet të shfajësoni të akuzuarit për këto pika. Tribunali i Hagës në rastin Limaj konstatoi se nuk kishte sulme të zgjeruara ndaj civilëve. Konstatimi i fundit pranon se kishte kolaboracionistë me regjimin serb, diçka që Prokuroria dje nuk e pranoi”, tha Mishetiq. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …