leoni

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë luftës dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë luftës dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat gjatë luftës dhe ka hedhur  poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë. Ai iu drejtua trupit gjykues në Hagë në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lifte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”, tha Thaçi. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Por, jam gati të përballen me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen time, popullin tim. Ky gjykim është rrugëtim drejt të vërtetës dhe drejtësisë. Viktimat nuk marrin drejtësi përmes përndjekjes së të “pafajshmëve”. Padrejtësia nuk ndreqet me një padrejtësi tjetër.  Si rezistenca paqësore ashtu edhe ajo e armatosur kishin të njëjtin synim: lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovë. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, lufta iu imponua, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, para trupit gjykues  të Gjykatës Speciale,  ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …