Më 11, maj 1998, ditë e diel, mora rrugën vullnetare me shumë vullnetarë tjerë nga Zvicra për të tentuar të shpëtoj të dëbuarit shqiptarë nga Kosova prej regjimit fashist serb. Ishte shume vështirë, lashë fëmijët e mi vetëm në banesë; nuk iu tregoja se ku po shkoja për mos i shqetësuar. Ishte rrugë e vështirë. Duhej tentuar për të shpëtuar njerëzit nga Kosova, pasi dëgjuam se shumë shqiptarë po dëboheshin nga trojeve e veta. Në atë kohë, Zvicra, akoma, nuk kishte marrë vendim për t’i hapur dyert për refugjatë nga Kosova. Ishte një situatë shumë e vështirë për të hyrë ilegalisht në Zvicër, sepse binte ndesh me ligjet rigoroze zvicerane. Shumë njerëz kanë rrezikuar për të shpëtuar të dëbuarit nga Kosova dhe ne dëgjuam se nga Shqipëria transportonin refugjatët me anë të motoskafëve (motobarkave)deri në Itali. Të gjithë ne rrezikonim, shumë rrezikonim… Ata, të cilët ishin më me fat, shpëtonin, të tjerët ishin viktima të fatit “refugjat”.
Te nesërmen ishte 11 maji, ditë e shenjtë dhe doja të tregoja ngjarjen e të zhdukurve.
Unë kam shumë kujtime të tmerrshme nga ato ditë. Më 11 maj 1998, unë kam qenë prezente, kur kemi provuar për t’i shpëtuar refugjatët e Kosovës për të ardhur ne Zvicër. Ne i ndihmonim refugjatët e Kosovës që nga Durrësi me anë të motoskafëve t’i transportonim në Itali. Ndërsa, nga Italia, me anë të veturave, për t’i sjellë në Zvicër. Në njërin prej motoskafëve kemi qenë, afërsisht 15 persona: burra, gra, pleq, fëmi. Më kujtohet se, me ne ka qenë edhe një grua shtatzënë me dy fëmijë të vegjël. Ajo kishte qenë në muajin e nëntë të shtatzënisë. Kur ishim afër mbërritjes, në bregdetin italian, ajo lindi mirë, por bebja e porsalindur i bie në ujë, pa ia prerë kërthizën. Nëna kërceu në ujë, pas bebes, dhe me vete i merr edhe dy fëmijët e saj. Ata më, askush nuk i ka parë! U zhdukën në det. Me ne ka qenë edhe një motoskaf tjetër, në të cilin kanë qenë afërsisht 16 veta. Fatkeqësisht, edhe ata, e kanë pasur fatin e njëjtë si ajo gruaja shtatzënë me fëmijët e saj dhe, për një kohë të shkurtër, 34 persona kanë humbur jetën, në tentim për të kaluar në bregdetin italian. Ajo ditë, 11 Maji 1998, ora 4 e 15, ka qenë shumë e dhimbshme dhe librin “Libri i paqes” e kam promovuar më 11 maj 2019, pikërisht në përvjetorin e asaj ngjarje të dhimbshme të nënës me fëmijët e saj. Unë, më 11 maj e kam promovuar “Librin e paqes”për njerëzit, të cilët kanë punuar tërë jetën për paqe.
Andreas Nufer më liroi sallën falas për të bërë promovimin e librit tim “Libri i paqes”. Kur me pati thënë: “Salla është e lirë më 11 maj”, jam gëzuar aq shumë, sa nuk mund ta përshkruaj. Kur erdhi koha, për të bërë statutin e kësaj shoqate, aq u gëzova, dhe më 11 Maj 2020 e kam themeluar. Pra, në vitin 2020, po bëhet fuksionale shoqata “ Pëllumbi i Paqes”, e cila do të jetë për tërë jetën. Pra, data e themelimit të kësaj shoqate, kondicionon me një kujtim të dhimbshëm, një kujtim, i cili nuk harrohet kurrë dhe për këtë shoqatë, kjo një histori po mbetet simbolikë , pasi edhe librat i kompletova më 11 maj. Unë kam dëshirë që 11 maji, kjo datë, që do të mbetet në histori, historia e nënës, e cila lindi në motoskaf dhe vdiq së bashku me fëmijët e saj në det. Vjet, më 21 dhjetor 2019, kur e kam bartur “Yllin e paqes”, atë ditë unë s’e kam ditur, s’ e kanë ditur as ata; është përsëritur krejt historia e nënës që ka vdekur në det së bashku me fëmijët e saj. Andreas Nufer, prifti i paqes, e ka luajtur një rol identik me ngjarjen e dhimbshme të nënës me fëmijët e saj, ku unë isha dëshmitare okulare. Kjo është një histori e shumë historive të refugjatëve, të cilët kanë humbur jetën në det, në ujëra, në male, etj.
Behide Hasanaj 11. maj 1998