Emmerson

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka deklaruar se disa persona kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar për shkak të frikës se mund të përballen me një gjykim, pasi veprimet e tyre kanë qenë të dyshimta, dhe mund të dilnin një ditë para një gjykate penale. Sipas avokatit Ben Emmerson gjatë këtij gjykimi do të paraqitet një panoramë e ndërlikuar e një periudhe kaotike, për shkak të distancës kohore prej kur ka ndodhur lufta e deri te nisja e gjykimit. “Ngjarjet të cilat ju do t’i shihni kanë ndodhur thuajse para 25 vjetësh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen. Emmerson tha se situata ndërlikohet edhe më shumë për shkak të propagandës së luftës, e cila është përdorur nga të gjitha palët, duke përfshirë  edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …