Ekipi i LMT-së slloven dhuron donacion me pajisje për zjarrfikës në Skenderaj

Në ambientet e Njësisë së Zjarrfikësve në Skenderaj, në praninë e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe Shefit të Shërbimit të Zjarrfikësve, Liman Geci, është bërë pranimi i donacionit me pajisje për zjarrfikës, donacion ky i Ekipit të LMT slloven. Donacionin e ka dhuruar Komandanti i Ekipit LMT, Matyaz Cimperman, donacion i cili përmban helmeta mbrojtëse, veshmbathje të veçanta kundër zjarrit, maska për oksigjen si dhe gypa të ujit 110 mm, të cilat do ta ndihmojnë Njësinë e Zjarrfikësve në intervenimet e tyre në rastet e zjarreve. Drejtori Shala në emër të komunës së Skenderajt ka falënderuar Komandantin Cimperman për këtë donacion, i cili është i dyti me radhë brenda pak kohësh nga LMT slloven.

May be an image of 16 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …