Në Viti u prezantua  Draft Strategjia Zhvillimore Lokale 2023-2028

Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë prezantuar sot Draft Strategjinë Zhvillimore Lokale për vitet 2023-2028. Prezantimi i këtij drafti vjen pas punëtorive të organizuara më parë për hartimin e Strategjisë Zhvillimore Lokale. Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre. Prezantimin e draft Strategjisë Zhvillimore lokale 2023-2028, e bëri prof.dr. Agim Zuzaku, ekspert i kësaj lëmie.  Si objektiva që ai prezantoi nga kjo strategji ishin vlerësimi i gjendjes aktuale, sfidat e identifikuara, metodologjia, analiza e përparësive, dobësive, mundësive dhe rreziqeve, vizioni, objektivat strategjike dhe aktivitetet, si dhe harmonizimi i strategjisë me strategjitë tjera. Në këtë prezantim, ishin të pranishëm  inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale, shoqatave të grave dhe fermer.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …